Ushtria ndihmon në shuarjen e zjarreve në Maqedoni

Pjesëtarë të ARM-së janë kyçur në shuarjen e zjarreve që kanë kaçluar vendin. Sipas informacioneve të fundit nga Ministria e Mbrojtjes, në terren ndodhen rreth 100 pjesëtarë të Ushtrisë, ndërsa janë aktivizuar dy helikopterët, të cilët ndërhynë fundjavën e kaluar dhe kanë hedhur 44 tonë ujë në lokacionet ku u kërkua.

Ndryshe, mëngjesin e sotëm në orën 07:30 është lokalizuar zjarri në malin Lisec, në mes të fshatrave Drenovë dhe Jabollçishti i Poshtëm.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme