Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se është privuar nga liria 39 vjeçari F.A. nga Gostivari i cili është denoncuar nga familjarët e tij për dhunë fizike ndaj nënës së tij 61 vjeçare.
“Me datë 27.09.2024 në ora 00:50 në rrugën ,,Zhivko Brajkovski” në Gostivar, zyrtarë policorë nga DPB Gostivar, kanë privuar nga liria personin F.A.(39) nga Gostivari, duke vepruar sipas raportimit se në shtëpinë e tyre familjare në Gostivar, e ka sulmuar fizikisht nënën e tij 61-vjeçare, gjatë së cilës ka përdorur sende prej druri dhe metali. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të çështjes kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë. /Alsat.mk