Ushtroi dhunë ndaj ish-partneres së tij, 22 vjeçarit shqiptar i vendoset byzylyku elektronik për ta mbajtur në shtëpi! I riu e kano

Një 22 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka përfunduar nën masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, në Itali. Arsyeja lidhet me keqtrajtimin e ish-partneres së tij 20 vjeçare.


Përgjatë dy viteve, 2022-2024, e reja ka përjetuar momente të dhunës fizike dhe verbale nga ish-partneri: rrahje, kanosje, fyerje dhe akte privimi.

Muajt e fundit, këto sjellje të dhunshme vazhdonin dhe në prani të djalit të saj tre muajsh.

Në fund të muajit prill, pas një ndërhyrjeje të policisë për një tjetër mosmarrëveshje familjare, gruaja ka denoncuar partnerin e saj. Kështu nisën hetimet dhe i riu u arrestua dhe më pas u la në arrest shtëpie.

22 vjeçarit i ndalohet gjithashtu dhe afrimi me të renë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme