Specialistët për Hetimin e Krimit të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin A. S., 30 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. Q., 43 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./GSH