Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, përfshirë një grua 49-vjeçe, në kuadër të operacionit të koduar “Last Threat”.
49-vjeçarja ushtronte prostitucion në banesën e saj, dhe pas kryerjes së aktit, ajo kërcënonte klientët me thikë për t’i detyruar ata të paguajnë para për të vazhduar shërbimin.
Përveç saj, u arrestua edhe një 40-vjeçar, i cili bashkëpunonte me gruan. I akuzuar për shkak se bënte foto intime të klientëve dhe i kërcënonte me publikimin e tyre nëse ata nuk paguanin shuma të konsiderueshme parash. Ky veprim i tij ishte pjesë e një skeme të organizuar shantazhi, ku përdorej kërcënimi për të detyruar viktimat të paguanin.
Policia ka bërë të ditur se operacioni është zhvilluar pas një hetimi disa muajsh, dhe se të arrestuarit akuzohen për veprat penale të “Prostitucionit” dhe “Shantazhit”.