Ushtruan dhunë ndaj djalit të ish-deputetit, procedohen penalisht dy persona

Policia e Tiranës ka njoftuar se janë proceduar dy persona lidhur me ngjarjen e dhunës ndaj Kristi Fufit, djalit të ish-deputetit të PD, Mhill Fufi.


Sipas njoftimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 kanë referuar materialet në Prokurori, ku është nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: D. D., 37 vjeç dhe A. L., 38 vjeç, për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Kanosje”. Dyshohet se ata janë të përfshirë në konfliktin që ndodhi në një rezidencë në Farkë më 25.04.2025.

Kristi Fufi, 19 vjeç, përfundoi në spital pas plagëve të marra në kokë nga goditje me sende të forta.

Ndërkohë, ende nuk janë identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në dhunimin e Kristi Fufit, ngjarje e ndodhur në një rezidencë në Farkë mbrëmjen e së premtes, më 25 prill.

Si ndodhi ngjarja

Sipas burimeve policore, disa persona me makinë mbërritën në lokalin ku po qëndronte Kristi Fufi. Ata morën shkopinj dhe sende të forta nga bagazhi i automjetit dhe sulmuan 19-vjeçarin. Sapo mbërritën, ata nuk e gjetën të riun dhe hynë në lokal duke e kërkuar derisa e gjetën dhe e dhunuan. Dyshohet se një prej agresorëve kishte një armë zjarri, por nuk ka qëlluar.

I riu ka marrë dëmtime në kokë dhe trup.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme