Ish-eprori i lartë i UÇK-së, dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, përmes një postimi në facebook, ka ‘goditur’ Ramush Haradinajn e Bekim Haxhiun.
Miftari thotë se, Ramushi e ‘Kamishi’ janë jarana të kriminelëve serbë të veriut, Zvonko Veselinoviç e Milan Radojçiq.
Miftari në këtë reagim i quan edhe uzurpatorë e profiterë të luftës.
“Paramendo kush u mbet me ia kajt sot hallin qytetarëve, puntorëve, arsimtarëëve, mjekëve, studentave, nxënësave, fshatarëve…. të Kosovës që deri dje 1999-2021 që 22 vite rresht vet i kanë vjedhë, e i kan rjepur, hienat milionerat e tipit të Kamishit e të Ramushit, jaranat e haverat e bizneseve të Veselinoviçit e Radojçiqit, uzrupatorë e profitera të luftes, e të pas luftës!”, shkruan Miftari në facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.