Uzurpatorët në veri, më ‘të fortë’ se shteti

Sakte.net / e Dielë – 02 Tetor 2016 –  15:08

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ende nuk ka arritur që t’i lirojë edhe 116 asete nga uzurpatorët, ndonëse një aksion të tillë bashkë me Policinë dhe Prokurorinë e kishin nisur në prill të këtij viti.

Më së shumti ndërmarrje shoqërore me uzurpatorë kanë mbetur në rajonin e Mitrovicës, përkatësisht 27 asete të uzurpuara në veri të Mitrovicës, 4 ndërmarrje të uzurpuara në Mitrovicën Jugore, 9 në Leposaviq, 2 në Zubin Potok, 10 në Vushtrri dhe 5 në Skenderaj.

Zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit nuk kanë dhënë arsye për gazetën “Zëri” se pse nuk është ndërmarrë ende ndonjë aksion për lirimin e pronave edhe në veri të vendit.

Kaloshi: 154 prona u liruan nga uzurpatorët

Ylli Kaloshi, zëdhënës në Agjencinë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka thënë se aksione për dëbimin e uzurpatorëve do të ndërmerren në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës pa dallim.
Ai thotë se me ndihmën e Policisë së Kosovës Agjencia ka liruar 154 prona që kanë qenë të uzurpuara, ndërsa 76 raste, sipas tij, uzurpatorët i kanë liruar vetë ato.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme