Vajgl: Duhet dënuar deklaratat luftënxitëse të liderëve në Ballkan, nuk ka ndryshim të kufijëve

Eurodeputeti Ivo Vajgl, ka thënë se liderët e Ballkanit duhet të marrin përgjegjësinë që u takon për stabilitetin e rajonit dhe se duhet të fokusohen në procesin e eurointegrimit.

Vajgl dërgon mesazhe fillimisht për Maqedoninë, Serbinë, Kosovën dhe Malin e Zi por duke mos cituar emra të vendeve dhe duke mos precizuar ngjarje.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmet ndaj aktivistëve të shoqërisë civile dhe kërkojmë që autoritetet të veprojnë në bazë të së drejtës dhe të nxjerin autorët para drejtësisë”, ka thënë Vajgl, referuar sulmeve ndaj fondacionit Soros në Maqedoni e Serbi.

“Deklaratat e disa liderëve janë shqetësuese dhe nuk mund të arsytohen me afrimin e kampanjave zgjedhore, secila retorikë nacionaliste dhe luftënxitëse duhet dënuar fuqishëm nga gjithë liderët rajonal dhe europian, në rajon nuk do ketë ndryshim të kufijve” ka thënë Vajgl.

Ai shton se Ballkanit i duhet integrim i mirë dhe tregëti që do të shërojnë plagët e luftrave të 90.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme