Vaji do kushtojë mbi 2 euro: Por si erdhi deri te rritja e frikshme çmimeve në Kosovë? (Video)

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit tregon për rritje të çmimeve për 2.4 për qind në muajin qershor, krahasuar me qershorin e vitit të kaluar.

Ndërkaq, inflacioni mujor i matur nga indeksi i harmonizuar i çmimeve të konsumit, sipas ASK-së ishte i pandryshuar në muajin qershor 2021, krahasuar me muajin maj 2021.

Ngritje më e madhe në çmime është vërejtur te vajrat dhe yndyrat ushqimore. Në rritjen e çmimeve ndikoi edhe situata me pandeminë COVID-19.

Rritja e çmimeve alarmoi Qeverinë e Kosovës, e cila mori disa masa për t’i subvencionuar prodhuesit vendorë.

Më 28 tetor qeveria ndau 40 milionë euro për subvencionimin e kredive për bizneset prodhuese dhe mbështetjen e eksportit.

Gruri e produktet e qumështit sektorë strategjikë për sigurinë kombëtar

Kosova përballet me deficit të lartë tregtar. Brenda një viti importon mallra nga vendet e ndryshme në vlerë prej 3.2 miliardë eurosh, derisa eksporton deri mbi 450 milionë euro.

Kosova importon produktet edhe më elementare siç është mielli dhe produktet e qumështit.

Ky import i lartë i produkteve konsiderohet mjaft shqetësues nga Astrit Panxha, drejtor ekzekutiv në Klubin e Prodhuesve në Kosovës.

Vaji, një produkt bazik në shportën e konsumatorit, deri në fillim të vitit të ardhshëm mund të rritet në 2 euro e më shumë, thotë pronari i një fabrike të vajit në vend.

Çmimi për një litër vaj nga kjo kompani në treg, thotë Konushevci, aktualisht kushton 1.50 euro.

© SYRI.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme