Vaji, qumështi, buka, vezët, orizi dhe produkte të tjera pritet të rriten nga e mërkura

Të mërkurën përfundon afati për disa nga masat antikrizë të Qeverisë, pas së cilës pritet një rritje e re e çmimeve të produkteve bazë ushqimore.

Sipas informacioneve, vaji për gatim pritet të rritet 7 denarë, kurse buka për 2 denarë të tjerë. Qumështi, nga ana tjetër, për të paktën 3 denarë, ndërsa vezët dhe një kilogram oriz do të rriten për 5 denarë.

Kuvendi i Maqedonisë në mars miratoi masat kundër krizës të propozuara nga Qeveria, me të cilat ulet TVSH-ja për produktet ushqimore bazë nga 5 në zero për qind dhe ulet akciza për karburantet, Qeveria kufizon marzhin për tregtarët në 5 dhe 10 për qind, respektivisht për produkte të caktuara.

Përjashtimi i TVSH-së përfshin bukën, miellin e tipit 400, sheqerin, gjalpin, qumështin e lopës, mishin, orizin dhe vezët. Sipas statistikave, në muajin prill, çmimet me pakicë u rritën me më shumë se 11 për qind dhe inflacioni arriti në 10.5 për qind.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme