Largimi i një vajze vetëm 14 vjeç nga shtëpia në Kosovë për të shkuar për të takuar një djalë të ri 21 vjeç në Tropojë, ka shkaktuar një konflikt të madh.
Babai i vajzës, 37-vjeç ka bërë kallëzim ndaj tropojanit por ka qenë vajza e tij që ka hedhur poshtë çdo akuzë ndaj djalit, duke treguar se ka shkuar me dëshirë.
Burimet nga Komisariati i Policisë Tropojë thanë se më datë 25.07.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin A.Z, vjeç 21, banues në fshatin Begaj, pasi dyshohet se më datë 24.12.2017, shtetasi S.A., vjeç 37 banues Kosovë, kallëzon se është larguar nga shtëpia vajza e tij A.A, vjeç 14, banuese në Pejë.
Vajza A.A, deklaron se është larguar me dëshirë nga shtëpia. Neni 130 i Kodit Penal./albeu.com/