Në tren ishin edhe shumë tifozë të Borussia Menhengladbah, që po ktheheshin nga Munihu, ku klubi i tyre luajti kundër Bayernit.
Policia gjermane njoftoi, se pas akuzave të një vajze se ishte dhunuar në trenin plot me tifozët të futbollit, janë kontrolluar të gjithë 750 udhëtarët e këtij treni. Policia e qytetit Visbaden theksoi se dhunimi është raportuar sot në mëngjes, kur një 19-vjeçare, viktimë e dhunimit doli nga treni në afërsi të Flershajmit, pas së cilës treni vazhdoi më tutje dhe policia kontrolloi të gjithë udhëtarët që dilnin nga ai në stacionet e ardhshme.
Agjencia DPA pohon se policia identifikoi të dyshuarin, por ende askush nuk është arrestuar.