Vajza e Eli Farës ndihmoi që të arratisen dy të dyshuar për trafik droge?

Roxhensa Kapurani e njohur për publikun si Marina Fara, u përfshi në përgjimet e policisë, në operacionin “Mezhgorani” ku u arrestuan më shumë se 30 persona. Burime bëjnë me dije se dyshimet për Marina Farën janë se ka ndihmuar dy të dyshuar për trafik të lëndëve narkotike të arratisen. Gazeta Shqiptare ka mësuar se policia ka qenë duke ndjekur dy persona teksa kanë qenë duke transportuar një sasi droge. Fakti që po ndiqeshin nga forcat blu është pikasur nga dy djemtë, që menjëherë kanë braktisur mjetin me drogën brenda. Pasi kanë udhëtuar në këmbë, ata kanë telefonuar Marinën, së bashku me mikeshën e saj që ti shkojnë ti marrin.

Burime nga policia bëjnë me dije se Roxhensa Kapurani, së bashku me mikeshën e saj kanë shkuar të marrin dy djemtë. Megjithatë nuk është mundur të faktohet se vajzat kanë pasur dijeni për drogën. Superoperacioni i policisë, “Mezhgorani”, çoi në pranga ditën e djeshme më shumë se 30 persona. Me akuza për “Prodhim dhe shitje i lëndëve narkotike”, “Falsikim dokumentesh”, “Armëmbajtje pa leje”, personat janë shoqëruar në polici. Ndërkaq për vajzën e këngëtares, policia vetëm ka ushtruar kontroll banese.

Sa i përket jetës private, Marina nuk është parë në shoqërinë e një mashkulli që nga ndarja e saj me të fejuarin Edi. Vajza e këngëtares së njohur, Eli Fara i ka dhënë fund lidhjes me të fejuarin e saj biznesmen, Edi Ismaili. Një nga çiftet më të përfolura kohët e fundit i kanë dhënë fund historisë së tyre rreh 1 muaj pasi u fejuan me ceremoni. Në profilet e rrjeteve sociale, Marina dhe Edi kanë fshirë të gjitha fotot ku kishin dalë bashkë, ndërsa si për të mos mjaftuar kjo kanë kthyer edhe statusin e tyre në “single”, çka do të thotë se ata nuk janë më bashkë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme