Vajza i vdiq në duar, gjyshi shpërthen në të qara: Bërtisja o maskarenj, sillni një barelë

Dy ditë më parë një vajzë e re ka humbur jetën në urgjencën e Fierit, në rrethana ende të paqarta.

Xhulieta Gjeka, 21 vjeç shkoi në spital me temperaturë shumë të ulët, mirëpo nuk ka shpëtuar dot ndonëse i është bërë një serum. Prej dy ditësh familjarët e vajzës së re bëjnë thirrje se vajza nuk ka marrë drejtimin e duhur dhe kërkojnë që vdekja e saj të zbardhet nga autoritetet.Sipas tyre mjekët kanë neglizhuar shëndetin e vajzës duke thënë se është thjesht viroza e stinës, çka ka sjellë më pas vdekjen e 21-vjeçares.

“I uroj popullit shqiptar të mos kenë fatin e mbesës time veçanërisht populli i Fierit me ata mjekë që kemi. E kam çuar çupën në orën 3 në spital pasi u ftoh në trup, nga 37 i shkoi në 35 temperatura e më pas në 33,5. Ata ia matën me termometër që s’punonte, e nxorën 36, 5. Unë bërtisja doktoreshë çupa nuk është mirë, po më ftohet, këtu gabuam ne si prindër, e nisën në shtëpi”,- thotë gjyshi mes lotësh .

Duke akuzuar mjekët, gjyshi thotë: “Si nuk më solli njëri një barelë, bërtisja o maskarenj, çupa më iku në kraharor, në duart e mia, më bëri hatanë. Shëndetësia ma mori në qafë çupën”,- thotë gjyshi teksa shpërthen në të qara./-dritare.net

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme