Val: Të rishikohet Kodi zgjedhor për financimin e fushatës zgjedhor, duhet terren i barabartë për të gjithë

Ambasadori i OSBE-së në Shkup thotë se ndryshimi i Kodit zgjedhor në pjesën e financimit të fushatës zgjedhore është njëri nga rekomandimet e OSBE/ODIHR-së që pret të zbatohet. Sipas tij, nevojitet terren i barabartë gare për të gjitha partitë politike, dhe jo favorizim i partive më të mëdha.

“Nga ajo që mësova kur mora pozitën këtu, është se në zgjedhjet e fundit pati kritika nga disa parti politike, se nuk kishte kushte të barabarta në fushën e lojës, dhe siç ju e theksuat tani, se fondet shtetërore për fushatat elektorale dhe më pas gjithashtu për reklamimin në media, si dhe kohën televizive u jepen gjerësisht partive të mëdha politike. Kjo padyshim nuk është gjë e mirë sepse në demokraci funksionale, në modelin zgjedhor do të dëshironit të keni fushë loje të barabartë për të gjithë, kurse kjo është saktësisht njëra nga rekomandimet teknike të OSBE/ODIHR që shpresojmë do të miratohet tani”, deklaroi Kilian Val, Shef i Misionit të OSBE-së në Shkup. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme