Vala e të nxehtit “pushton” Evropën/ BBC publikon hartën: 300 viktima e 30 mijë ha tokë e shkatërruar. Zjarret përhapen dhe në Mesdhe!

Mijëra zjarrfikës po luftojnë me zjarret në Portugali, Spanjë dhe Francën jugperëndimore, në tentativë për të vënë nën kontroll valën e të nxehtit, që nuk tregon asnjë shenjë lehtësimi.

Kështu shkruan “BBC”, e cila thekson se në Portugalinë veriore një pilot vdiq, kur avioni i tij u rrëzua, pranë kufirit spanjoll.

Deri më tani, mbi 11 mijë njerëz janë evakuuar në Francë, ndërsa në Spanjë rreth 2300 njerëz u detyruan të largoheshin, për shkak të zjarrit, që përhapej me shpejtësi.

Më shumë se 300 njerëz kanë vdekur nga vala e të nxehtit në këto dy vende, raporton Agjencia Spanjolle e Lajmeve “Efe”, ndërkohë që mbi 30 mijë hektarë tokë janë shkatërruar, sipërfaqja më e madhe që nga vera e vitit 2017.

Ndërkohë, “BBC” raporton se vala e të nxehtit është përhapur edhe në Mesdhe. Në Itali, qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, pasi lumi Po, që është më i gjati në vend, nuk është më shumë se një rrjedhë.

Në Marokun verior, disa fshatra janë evakuuar, pasi zjarret kanë përfshirë disa zona, duke shkaktuar shkatërrim të madh.

Bota tashmë është ngrohur me rreth 1.1C, që nga fillimi i epokës industriale dhe temperaturat do të vazhdojnë të rriten, nëse qeveritë në mbarë botën nuk bëjnë shkurtime të mëdha në emetimet e karbonit. /BW

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme