Vala e të nxehtit vazhdon të mbizotërojë në vend, duke sjellë temperatura të larta gjatë ditës. Sipas parashikimeve të motit, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 36 gradë Celsius.
Megjithatë, gjatë pasdites pritet jostabilitet i motit, me shira të rrëmbyeshëm lokalë, bubullima dhe erëra të forta. Në disa zona, këto procese meteorologjike mund të shndërrohen në stuhi, të shoqëruara me erëra të forta dhe breshër.
Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi juglindor. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 11 deri në 20 gradë Celsius, ndërsa temperaturat gjatë ditës do të arrijnë nga 32 deri në 36 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të lehta deri në mesatare.
Gjatë orëve të pasdites pritet jostabilitet i motit, me shira të rrëmbyeshëm, bubullima dhe erëra të forta në disa pjesë të luginës. Nuk përjashtohet mundësia për stuhi lokale të shoqëruara me breshër.
The post Vala e të nxehtit vazhdon, temperaturat arrijnë deri në 36 gradë appeared first on Alsat.



