
Kandidati për kryetar të komunës së Gostivarit nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Valbon Limani, aktivitetin e tij parazgjedhor e ka vazhduar sot me takimet me banorët e disa lagjeve në Gostivar, para të cilëve ka prezantuar programën e tij për katër vitet e ardhshme me theks të veçantë planifikimin e investimeve në infrastrukturë, përmirësimin e shërbimneve por edhe zhvillimin urban. Limani në lagjet “Pitarnicë” dhe lagjen “Sahati”, ka zhvilluar edhe bashkëbisedim me qytetarët të cilëve iu ka premtuar përmirësim të kushteve në sferën e urbanizmit, por edhe shërbimeve ndaj qytetarëve.



