Valdete Daka fton qytetarët të dalin në votime

Shefja e Komisionit Qëndror Zgjedhor, Valdete Daka, pas vizitës në një nga qendrat e votimit në Drenas ka thënë se deri tani procesi është duke u zhvilluar pa probleme.

Ajo ka deklaruar se ka pasur disa vonesa të vogla, por që nuk e ndikojnë procesin, ndërsa ka ftuar qytetarët që të dalin në votime, njofton Klan Kosova.

“Isha në Qendrën e Votimit “Rasim Kiçina” në Drenas dhe pata kënaqësinë të shoh se deri tani cdo gjë është duke shkuar në rregull dhe të gjitha përgatitjet siç kemi thënë janë kryer”.

“Besoj se kështu do të vazhdojë edhe gjatë ditës. Po ashtu do të ftoja qytetarët që gjatë ditës ta shfrytëzojnë këtë të drejtë”.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme