Valentino Rossi: Nuk jam ende në 100%

Nga Mugello në Montello, nga Italia në Spanjë dhe më konkretisht në Katalunjë. Botërori i Moto Gp, zhvillon këtë fundjavë ndalesën e rradhës që vjen me Cmimin e Madh të Spanjës. Në Mugello, ishte Andrea Dovizioso me Ducatin ai që surprizoi të gjithë, por ndoshta në Montmelo mund të jetë gara e pilotëve favoritë për titullin. Pas vendit të 4-t, në garën e shtëpisë Valentino Rossi dëshiron të ngjitet sërish në podium dhe Barcelona është vendi ideal për ta bërë dicka të tillë.

” E di që do të më duhet të vuaj por shpresoj që gjërat të shkojnë më mirë për mua se fundjavën e kaluar. Nuk jam ende në 100% tim, por cdo ditë që që kalon ndihem më mirë. Objektivi është të rikthehem në podium, por nuk do të jetë e lehtë edhe pse në këtë pistë kam bërë gjithmonë mirë”.

Optimist nuk është vetëm Valentino Rossi por edhe Maverick Vinales. Spanjolli i Yamahas i cili kryeson bindshëm klasifikimin e përgjithshëm, beson te një sukses në Montmelo:” Ndihem shumë mirë, motori  po më përgjigjet dhe do të ishte dicka fantastike të fitoja në shtëpinë time, megjithatë më duhet të luftoj shumë për tia arritur qëllimit”, deklaroi Vinales. Kërkon një tjetër paraqitje të mirë ndërkohë, Andrea Dovizioso. Pas fitores në Mugello, piloti pret një tjetër përgjigje nga Ducati i tij. ” Në testet që kemi zhvilluar, kemi mbetur shumë të kënaqur, pyetja qëndron të fakti se në cfarë gjëndjeje do të jetë motori në këtë pistë, por shpresoj shumë të jem kompetitiv dhe të luftoj me më të mirët, shtoi në fund Dovi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme