Vankovska: “Lajm i keq: Faktori shqiptar ka vizion – e din çka don për në të ardhmen”

Profesoresha universitare Biljana Vankovska, një ndër personalitetet akademike që shoqëria në Maqedoni, qoftë ajo maqedonase apo ajo shqiptare e kanë trajtuar si më e moderuar, demokrate dhe me pikëpamje qytetare, në kolumnën e saj të fundit ka analizuar Platformën e partive politike shqiptare, duke e karakterzuar të njejtën si një gabim utopik të shqiptarëve, shkruan Fakte. Sipas Vankovskës, habitës është fakti se këtë Platformë e kanë përshëndetur të gjithë shqiptarët, madje edhe ata që ajo i ka konsideruar si më përparimtarë dhe demokratë me pikëpamjet e tyre.

Por, sipas analizës së Biljana Vankovskës, ka një lajm të mirë dhe një të keq, në lidhje me këtë Platformë shqiptare. Lajm i mirë është se edhe nënshkruesit e vetë platformës e kanë të qartë se e njejta nuk mund të realizohet pa përkrahjen e dy të tretave të deputetëve në Kuvend, respektivisht të VMRO-DPMNE-së dhe të LSDM-së maqedonase, ndërsa lajm i keq sipas saj është se “faktori shqiptar ka vizion – e din çka don për në të ardhmen, pa dallim të mbulesave ideologjike që ato kanë”.

“Ahmeti (dhe Gruevski), është po aq nacionalist sa Millosheviqi. Bëhet fjalë për njerëz pragmatk të etur për pushtet dhe të brengosur për fatin e tyre, dhe jo për të drejtat kolektive të atyre që u drejtohen nga foltorja” – ka shkruar profesoresha Biljana Vankovska.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme