Kandidatja për presidente Biljana Vankovska, në një takim me qytetarë në Komunën Qendër të Shkupit, theksoi se kishte diskriminim në procesin zgjedhor, të nxitur nga një vendim i qeverisë, shkruan Alsat.
Sipas saj, dita e zgjedhjeve, e mërkura u shpall ditë jo pune për administratën publike, dhe vendimi nuk është i detyrueshëm për sektorin privat.
Ajo thotë se në këtë mënyrë një numër i madh i qytetarëve, veçanërisht nga Shkupi, por me origjinë nga qytetet e tjera, nuk do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës.
“Ne morëm njoftimin nga Qeveria për ditën e votimit, e cila është ditë e lirë vetëm për administratën publike. Besoj se është e padrejtë, nuk është kusht i drejtë. Praktikisht të gjithë punëdhënësit privatë do të jenë në gjendje të pengojnë qytetarët të largohen nga vendi i punës, të dalin për të votuar, në varësi të rrethanave të tyre”, tha Biljana Vankovska – kandidate për presidente./ Alsat.mk