Var veten i burgosuri shqiptar në Greqi

Një shtetas shqiptar i moshës 49-vjeçare, i cili vuante dënimin me burgim të përjetshëm në Burgun e Malandrinos, ka varur veten.

Siç bëjnë me dije mediet greke, që iu referohen burimeve policore, rojet e burgut kanë gjetur të varur në qelinë e tij, mesditën e së dielës, 49-vjeçarin që ishte i dënuar për vrasje, raporton TopChannel.

Policia greke ka filluar menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave, në të cilat është kryer vetëvrasja. Ende nuk ka të dhëna për emrin e të burgosurit.

Vlen të përmendet se, Burgu i Malandrinos është institucioni penitenciar ku vuante dënimin e tij edhe shtetasi shqiptar Ilia Kareli, aty ku ai ka sulmuar për vdekje me një mjet të fortë dhe ka vrarë një prej rojeve të tij.