Varrezat masive/Vazhdojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë

Sot, përfaqësues të delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit punues për persona të zhdukur, kanë vizituar lokacionin e varrezës masive në Kizhevak të Rashkës – Serbi, me rastin e rifillimit të gërmimeve.

Gërmimet vlerësuese dhe zhvarrosjet e mbetjeve mortore të viktimave të luftës së viteve 1998/99 në Kosovë, gjegjësisht punimet në këtë lokacion, do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Ekspertët mjekoligjorë të Kosovës, në emër të delegacionit të Kosovës, do të vazhdojnë të jenë të pranishëm deri në përfundim të procesit, në përputhje me praktikat mes dy delegacioneve”, thuhet në komunikatën për media.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme