Varrosen me nderime nga garda ceremoniale e FSK-së vëllezërit e vrarë në Malishevë

Janë varrosur në varrezat e fshatit Plloqicë të Malishevës dy vëllezërit, Shani e Bahri Maloku, pasi u vranë dje mizorisht nga disa hajna që ishin futur në shtëpinë e tyre.

Pasi që njëri nga vëllezërit ishte pjesë e Forcë së Sigurisë së Kosovës, trupat e të ndjerëve janë përcjellur për në banesën e fundit me nderime nga garda ceremoniale e FSK-së. Në varrim u panë shumë njerëz që kishin ardhur për t’u dhënë lamtumirën e fundit dy të vrarëve.

Ishte edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i cili bëri thirrje që rasti të zbardhet sa më parë e kryerësit e krimit ta vuajnë dënimin.

Ndërkaq, ngjarja tragjike në shtëpinë e familjes Maloku kishte ndodhur kur familjarët e kishin kuptuar që brenda oborrit të tyre kishin hyrë disa persona të panjohur për të vjedhur.

Nën kërcënimin e armës, njëri nga familjarët që kishte dalë jashtë kishte bërtitur për t’i lajmëruar të afërmit, ndërsa vrasja kishte ndodhur kur dy viktimat ishin afër për t’i kapur kriminelët.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme