Varroset analisti politik, Ramush Tahiri

I është dhënë sot lamtumira e fundit ish-gazetarit, publicistit dhe politologut Ramush Tahiri, në  varrezat e fshatit Dramjak të Ferizajt, shkruan Express.

Tahiri vdiq mbrëmë teksa sot në shenjë të respektit për jetën dhe veprën e tij u mbajt edhe një mbledhje komemorative në Teatrin e Qytetit në Ferizaj.

 Ramush Tahiri ishte gazetar dhe kryeredaktor i gazetës “Rilindja”. Tahiri një periudhë ka qenë këshilltar i presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga e cila ka shërbyer në këtë pozitë nga viti 2011 deri në vitin 2016, si dhe i Nexhat Dacit, derisa ka qenë kryetar i Parlamentit të Kosovës, në vitet 2001-2006.
Për shumë vite ai ka qenë pjesë e pjesëmarrës aktiv i jetës publike në Kosovë me diskutime, analiza dhe opinione për aktualitetin politik.

Ai pas vetës ka lënë gruan, profesoreshën universitare, Lindita Tahiri dhe dy djem.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme