Varroset Naser Makolli (Foto)

Instituti i Mjekësisë Ligjore në Kosovë, sot gjatë ditës ka kryer autopsinë trupit të Naser Makollit i cili ndërroi jetë dje gjatë ditës në qendrën e Paraburgimit në Lipjan. Ndërkohë që ceremonia e varrimit për trupin e pa jetë të Makollit tashmë ka filluar.

Ndërkohë që Ministrisë së Drejtësisë, përmes nje komunikate për media, ka dhënë qëndrimin e saj lidhur me vdekjen e të paraburgosurit Naser Makolli.

MD thotë se të hënen, nga Policia e Kosovës janë njoftuar se nga Qendra e Paraburgimit në Lipjan në QKMF në Lipjan është sjellë pa shenja jete personi N.M.
“Prokurori kujdestar nga kjo prokurori, posa ka pranuar këtë informacion ka dalë në vendngjarje, ku ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe me urdhër të tij rasti është hapur si “Vdekje e dyshimtë”, ndërkaq trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”.

Kjo Ministri tutje thotë se sot ka përfunduar autopisa për Makollin, dhe pritet që të dilet me raport përfundimtar për shkaqet e vdekjes.

Kurse Prokuroria e Shtetit ka bërë të ditur se tashmë kanë bërë hapjen e rastit, si vdekje e dyshimtë.

Sipas mjekëve ai kishte një infeksion në zorrë, por kundër kësaj kanë dalë familjarët të cilët dyshojnë për vdekjen e tij.

Makolli ishte shoku i qelisë së Astrit Deharit, tashmë ish-aktivistit të ndjerë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe njëri nga dëshmitarët kryesor të vdekjes së tij.

46 vjeçari u burgos për bashkëkryerje të një vrasje në Sopi të Suharekës gjatë vitit të kaluar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme