Vasalizmi si mbijetesë politike

Emad MEHMETI

Me paraqitjen e BDI-së në skenën politike në Maqedoni, shqiptarët e këtushem fituan vetëm një gjë: Institucionalizimin e vasalizmit si mënyrë e të mbijetuarit dhe të vepruarit politik të partive shqiptare.
Pra ka kohë që BDI-ja e ka kultivuar vetëdijen politike se realizimi i kërkesave shqiptare nuk varet nga potenciali i tyre politik, por vetëm nga vullneti i sunduesit maqedonas.

Partitë maqedonase mirë e pranuan këtë “dhuratë” që ua solli dhe mundësoi BDI, andaj edhe ndaj shqiptarëve dhe pakënaqësive të tyre silleshin në dy mënyra: VMRO-DPMNE-ja duke iu kundërven atyre – vasalëve shqiptarë të paguar për këtë punë, ndërkaq LSDM-ja në mënyrë edhe me perfide, duke i luftuar shqiptarët nëpërmjet partiakëve të saj shqiptarë.

Kur jemi këtu duhet thënë e pranuar se LSDM-ja është ajo që e para e promovoi dhe e përdori strategjinë “шиптар против шиптар (shqiptari kundër shqiptarit)”, pra lëshoje “shqiptarin” tënd le të merret me shqiptarë, me çka edhe e vazhdoi lojën që dikur e kanë bërë komunistët – të lësh përshtypje se ti je i gatshëm t’i realizosh gjitha kërkesat e tyre, por ata s’mund të merren vesh mes veti, apo ç’është edhe më keq, ata nuk e dinë se çka kërkojnë.
Mbase, për ndokënd kjo mund të jetë e pabesueshme, por ja po ua sjell një shembull: Shqiptarët e LSDM – së dhe vasalët shqiptarë të kësaj partie që na e urojnë “zyrtarizimin e gjuhës shqipe”, po na genjejnë edhe njëherë si popull, duke e arsyetuar Qeverinë e Zaevit se sa shumë ka bërë për gjuhën shqipe. Ndërsa, e gjitha kjo del të jetë se kjo Qeveri na trajton jo si komb, por si numër të definuar në 20 %, ashtu siç na parashohin në ligjin e përdorimit të gjuhëve, derisa e mira e kësaj është se, shqiptarët e Maqedonisë në masë mbi 80 % në zgjedhjet e tetorit do të dëshmojnë se janë kundër “kukullave” qeveritare, që shqiptarët i shohin vetëm si numra, e jo si komb shtetformues.

Pra, edhe pas kaq vitesh, politikën shqiptare e përcakton vasalizmi ndaj sunduesit maqedonas. Si dhe shërbesat që një shqiptar mund t’ia ofrojë një partie maqedonase duke i luftuar shqiptarët “jokonstruktiv”. Me këtë mendësi politike u pajtuan një pjesë e votuesve shqiptarë në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Megjithatë, BESA po e bën dallimin e madh këtu, pasi po sjell standard të ri në politikbërjen shqiptare të Maqedonisë: Parime prej të cilave nuk heq dorë, sinqeritet, dhe zgjidhje të problematikave shqiptare, përmesa platformës së saj dhe profesionistëve të shumtë brenda Lëvizjes nga të gjitha fushat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme