Vatikani ka thënë sot se është i shqetësuar me vendimin e presidentit amerikan, Donald Trump, për emigrantët.
Të premten, Donald Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv për t’ua ndaluar hyrjen në SHBA, për të paktën 90 ditë, qytetarëve nga shtatë vende me shumicë myslimane, transmeton Express.
“Natyrisht që jemi të shqetësuar sepse ne jemi të dërguarit e një kulture tjetër, për të qenë të hapur [ndaj të tjerëve],” ka thënë zëvendës-sekretari i Vatikanit, kryepeshkopi Angelo Becciu.
Vendet e prekura nga urdhri i Trump-it janë Libia, Irani, Iraku, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni./Gazeta Express/