Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00, për të vazhduar seancën për ratifikimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Kjo seancë ka të vetmen pikë të rendit të ditës, atë për votimin e marrëveshjes për shenjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
Pas konsultimit me kryetarët e grupeve parlamentare kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, kishte mbyllur seancën e nisur ditën e martë duke caktuar vazhdimin e saj për sot, pasi në sallë ishin të pranishëm vetëm 69 deputetë, kurse për votimin e këtij dokumenti nevojiten 2/3 e votave të 120 deputetëve të kuvendit.
Seanca, e cila nisi dje në orën 16:00 ka përfunduar pas rreth nëntë orë debati parlamentar, ku pothuajse të gjithë deputetët e kuvendit shprehën mendimet e tyre rreth kësaj teme.
Kjo seancë ishte tentativa e katërt për votimin e demarkacionit.