Vazhdojnë keqpërdorimet: Me veturë 4Z tejkalon tri vetura në vijë të plotë, rrezikon aksident tragjik

Veturat zyrtare çdo ditë po shkelin rregullat e komunikacionit, duke rrezikuar kështu pjesëmarrësit e tjerë në komunikacion.


Në një video të siguruar nga Metro, shihet një veturë zyrtare 4Z duke bërë tejkalim të rrezikshëm ndaj tri veturave në vijë të plotë.

Ky tejkalim i rrezikshëm ka ndodhur ditë më parë, në magjistralen Prishtinë-Gjilan afër Liqenit të Badovcit, përkatësisht në fshatin Kishnicë.

Padyshim që ky nuk është rasti i parë kur veturat zyrtare shkelin rregullat e komunikacionit, duke shkaktuar rrezik në trafik.

Madje ato janë parë edhe duke u shfrytëzuar për pushime, punë private, e disa i përdorën edhe për të vendosur këmbët mbi të.

Më poshtë keni pamjet ku vetura zyrtare 4Z tejkalon në vijë të plotë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme