Ministria për Punë të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsejtë 330 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut. Sipas njoftimit të MPB-së, 140 gjoba u janë shqiptuar vozitësve të cilët nuk u kanë dhënë përparësi këmbësorëve, 41 për tejkalim të shpejtësisë, 15 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 15 për makina teknikisht të parregullta dhe të paregjistruara.
– Advertisements –
Janë shqiptuar dhe 4 gjoba për vozitës fillestar, 7 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 5 për kalim në të kuqe në semaforë. Sipas njoftimit të MPB-së janë gjobitur dhe 15 këmbësorë. Nga MPB-ja njoftojnë se kontrollet e shtuara do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj bëjnë thirrje për respektim të rregullave të trafikut.