Vazhdojnë përplasjet në BDI: Atentati në Kumanovë, merret në pyetje Nazmi Beqiri

Një ditë pas atentatit në Kumanovë cak i së cilit ishte këshilltari i BDI-së Feriz Dervishi, burime të Alsat M bëjnë të ditur se policia ka bastisur disa shtëpi në fshatin Çerkez dhe ka marrë në pyetje funksionarin e BDI-së Nazmi Beqirin dhe familjarin e tij Idriz Beqirin. Policia ka bastisur edhe familjen Misini në Çerkez, anëtarë të së cilës janë përfshirë në incidentin e dy muajve më parë në Reçicë ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova.

Siç mëson Alsat, gjatë bastisjes në shtëpinë e Nazmi Beqirit janë sekuestruar tre armë zjarri, ndërsa në shtëpinë e të afërmit të tij Idriz Beqiri janë sekuestruar një pushkë automatike dhe dy karikator me 45 plumba. Ndaj tyre policia do të ngre kallëzim penal nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “mbajtje e paautorizuar, prodhim i armëve dhe mjeteve tjera shpërthyese”.

Jozyrtarisht mësohet se për Nazmi Beqirin do të udhëhiqet procedurë e rregullt ndërsa për të afërmin e tij Idriz Beqiri, procedurë e shpejtë. Ndërsa gjatë bastisjes tek familja Misini janë sekuestruar telefona.

Këshilltari i BDI-së Feriz Dervishi i cili dy natë më parë i shpëtoi atentatit, në një prononcim aktin e cilësoi si terrorist.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme