Vazhdojnë protestat në distancë, izraelitët nuk duan qeverisjen e Netanyahut

Me maska dhe flamuj të zinj, por duke mbajtur distancë nga njëri-tjetri, mijëra izraelitë kanë protestuar kundër kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Kryeministri do të gjykohet për tri akuza për korrupsion dhe keqpërdorim të pushtetit, por në ditët e fundit ka biseduar me rivalin e tij politik, Benny Gantz, që të formojë qeverinë e re, transmeton KOHA.

Në rast se janë të suksesshme këto bisedime, atëherë do t’i jepet fund krizës politike pas tri parë zgjedhjeve të mbajtura brenda një periudhe një-vjeçare.

Izraelitët protestues i kanë bërë thirrje partisë së Gantzit që të refuzojë qeverisjen me kryeministrin e akuzuar për korrupsion.

Ish-gjenerali ka bërë fushatë për qeveri të pastër, por ka thënë se kriza me koronavirusin e ka detyruar t’ia kthejë shpinën këtij premtimi.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme