Vazhdojnë protestat në Veles, nxënësit me pak pikë do të regjistrohen në Ekonomi

Gazetare: Melihate Rustemi

Me vendim të Inspektoratit Shtetëror të Arsimit, nxënësit shqiptarë të Velesit që kanë arritur të grumbullojmë 50 pikë për regjistrim në shkollë të mesme, do të pranohen në gjimnazin “Koço Racin”, ndërsa të tjerët nën 50 pikë do të regjistrohen në Shkollën e Mesme Ekonomike.

Pavarësisht kësaj, prindërit dhe nxënësit të cilët prej ditësh po protestojnë, mbeten në qëndrimin që në këtë shkollë të mesme të pranohen të gjithë nxënësit që kanë konkurruar pavarësisht pikëve që kanë.

“Përse të shkoj në Tetovë, Shkup, Gostivar kurse e kan shkollën këtu. Do të vij këtu pse të shkoj atje, të bëj kot harxhime kot kurse këtu do të shkoj e do të vjen në mbrëmje e ke parasyve fëmijën. A për të mirë a për të keq e sheh fëmijën në mbrëmje në shtëpi, kotakton me fëmijën, e sheh çka ndodhi, çka nuk ndodhi. Prandaj do të kërkojmë deri në fund, shkolla do të bëhet”, deklaroi një prind.

“Pse mos me i pranu, ky është diskriminim, nuk duan dy paralele shqipe të behen këtu, nuk është se pikët nuk i mbushin. Ministria e Arsimit duhet të merr masa, çka mud të bëjmë vetëm ne prindërit, duhet partitë shqiptare”, tha një prind.

Nxënësit rrëfyen se një ditë më parë u detyruan nga,siç thonë ata, udhëheqja e shkollës që të lëshojnë klasat dhe të firmosin në letër se pranojnë të çregjistrohen nga gjimnazi “Koço Racini”. Ata thonë se një gjë e tillë u bë kundër dëshirës së tyre dhe pa dijeninë e prindërve. Thonë se firmosja e letrës u bë ndërsa ata ishin në klasë dhe nuk kishin hapësirë për të kontaktuar me prindërit e tyre. Nxënësit madje thonë se kanë marrë kërcënime në shkollë me fjalët “merrni dokumentet ose do t’i djegim”, por pa saktësuar se kush e bëri kërcënimin.

“Na tha ose keni me firmos ose u’a djegim dëftesat. A është e vërtet që me polici ju kanë largu nga shkolla? Po, po. Kanë ushtruar dhunë ndaj jush? Ka pas kur na nxjerri sigurimi, një gua na tha nuk mund të qëndroni këtu, duhet mu largu edhe u larguam”, u shpreh një nxënës.

Mësimdhënësit dhe nxënësit e viteve të tjera në këtë shkollë thonë se është tejet e vështirë të jesh nxënës shqiptar në Veles, pasi procesi mësimor thuajse zhvillohet në gjuhën maqedonase.

“Kemi vetëm pesë lëndë në gjuhën shqipe, të tjerat maqedonisht. Kam shumë problem se nuk di aq mir maqedonisht”, tha një nxënëse.

“Ka nxënës shqiptar që nuk din mir me fol edhe ata në vend se me i kalu me një notë ata thjesht i injorojnë dhe u lënë nota të këqija kurse te maqedonasit i kalojnë krejt” – nxënëse.

“Si është të jesh nxënës shqiptar në gjimnazin e Velest? Të jesh nxënës shqiptar në këtë gjimnaz është shumë e vështirë sepse nxënësit diskriminohen nga ana e institucionit që nuk ua sigurojnë ligjëruesit që u duhen, në gjuhën shqipe. Në gjuhën shqipe ligjërohet matematika, gjeografia, kimia dhe gjuha shqipe. Keni kërkuar nga institucionet të rritet numri i mësimdhënësve shqiptarë? Po, gati se çdo vit bëjmë apel që të rritet numri por deri sot nuk ka pas reultat prej asaj. Çdo herë na kanë thënë do të behet, do të bëhet por nuk është bërë”, u shpreh një mësues.

Protesta e nxënësve dhe prindërve u shoqërua me prani të pjestarëve të MPB-së.

“Nuk e di pse i gjithë ky sigurim, nga kush është e rrezikuar kjo shkollë, kush po e rrezikon, askush këtu nuk kërkon dhunë përveç se të drejtën për tu arsimuar, atë që e kemi të garantuar me ligj dhe kushtetutë. Nga njëra anë kemi ligj që na detyron të shkollohemi dhe nga ana tjetër dyer të mbyllura që mos të kemi ku të drejtohemi” – banor.

Pas vendimit të Inspektoratit mbetet e paqartë nëse në gjimnazin “Koço Racin” do të funksionojnë një apo dy paralele me mësim në gjuhën shqipe. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme