Në rrjetet sociale vazhdojnë thirrjet për bojkotimin e marketeve të premten, në shenjë revolte për rritjen e vazhdueshme të çmimeve të produkteve. Eksperti ekonomik, Abil Baushi vlerëson se nisma duhej të kishte një organizator me qëllim të efikasitetit më të madh. Sipas tij revolta duhej të drejtohej nga organizatat për mbrojtjen e konsumatorit. Baush në intervistën për Alsat theksoi se në vendin tonë situata ekonomike është e pa rikuperueshme.
“Bojkoti në Kroaci ishte i organizuar dhe i strukturuar mirë, gjë që këtu tek ne përveç mediumeve dhe disa grupeve nuk ka interes prej grupeve formale të tipit të kemi organizata të cilat merren me bojkotin e këtyre gjërave. Organizatën e mbrojtjes së konsumatorit unë nuk e dëgjova se foli gjë përveç asaj që e përkrahë. edhe pse si ekonomist jam kundër kësaj, por kjo është si rezultat i të gjitha atyre politikave të gabuara të cilat bëheshin gjatë viteve. Unë kam frikë se që mund të keqpërdoret ky bojkot dhe si në kohen “Nuk do të kemi vaj” dhe të enjten njerëzit të turren neper markete”, deklaroi Abil Baush – Ekspert ekonomik. /Alsat.mk