Vazhdon beteja me vatrat e zjarrit

Në territorin e gjithë vendit janë ende aktive disa zjarre, ndër të cilat më shqetësues është vatra e zjarrit në malin Serta. Në shuarjen e zjarreve janë përfshirë edhe aeroplanë nga Turqia, Serbia, Kroacia, Mali i Zi, ndërsa dje Komisioni Evropian mori vendim për ndihmë për Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë për shuarjen e zjarreve në pyje.

Për shuarjen e zjarrit në malin Serta është intervenuar nga toka dhe ajri, por pasditen e djeshme ndërhyrja nga ajri është ndërprerë për shkak të tymit të dendur.

Drejtori i Qendrës për Menaxhim më Kriza, Stojançe Angelov, tha se vënia nën kontroll e zjarrit në malin Serta është jashtëzakonisht e vështirë. Sipas tij problem shtesë ka edhe në poligonin ushtarak në Krivolak.

Ndërkohë sot do të intervenohet edhe në malin Ograzhden, mbi fshatin Badilen, në territorin e komunës Novo Sellë, ku zjarri që shpërtheu para shtatë ditëve, do të vazhdojë të shuhet edhe sot, njoftoi kryetari Gjorgje Bozhinov.

Deri në fund të ditës së djeshme, zjarri shuhej me ndihmën e helikopterëve “Kamov” nga Serbia dhe “Bllek houk” nga Turqia.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme