Vazhdon debati në Komision për propozimin që Joveski të bëhet gjykatës kushtetues

Komisioni i Kuvendit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve sot do ta vazhdojë debatin për propozimin që Ljubomir Joveski, prokuror publik aktual, të zgjidhet gjykatës kushtetues.

Mbledhja pas një pauze prej disa muajve, vazhdoi dje, ndërsa opozita sërish me fjalime të gjata kërkoi që partitë në pushtet ta tërheqin propozimin që Joveski të jetë kandidat për gjykatës kushtetues.

Javën e kaluar nga Gjykata kushtetuese sërish i bënë thirrje Kuvendit të zgjedhen tre gjykatës me qëllim që gjykata të funksionojë pa pengesa, siç është paraparë me kushtetutë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme