Një draft-raport i Parlamentit Evropian, me autor Riho Terras, raportues për Kosovën, i kërkon Bashkimit Evropian heqjen e masave të vendosura ndaj Kosovës që nga qershori i vitit 2023.
Në ueb-faqen e Parlamentit Evropian bëhet e ditur se ky draft-raport është sot në agjendën e Komitetit për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, duke shënuar një moment të rëndësishëm për Kosovën në procesin e saj të integrimit evropian.
Pasi të bëhet amendamentimi i draftit, ky raport do të kalojë në miratim në këtë komitet dhe më pas do të votohet në Parlamentin Evropian, duke hapur rrugën për zbatimin e vendimeve që do të ndikonin drejtpërdrejt në politikën e jashtme ndaj Kosovës.