Në Gjykatën Penale ka vazhduar gjyqi për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska dhe 74-vjeçarit Pançe Zhezхovski me prezantimin e provave materiale nga ana e prokurorisë. Prokuroria në seancën e sotme u paraqit në përbërjen standarde të udhëhequr nga prokurorja Zhaklina Kërstevska-Josifovska, që do të thotë se është refuzuar kërkesa që prokuroria të përjashtohet, gjë që e kërkoi i akuzuari i parë Lupço Palevski. Ndërsa po zhvillohej gjyqi disa persona nga partia politike DESNA, në krye të së cilës ishte Lupço Palevski, i akuzuari kryesor për vrasjen e dyfishtë, dolën para Gjykatës Penale me altoparlant për të përcjellë mesazhe se Palevski është i pafajshëm. Ata mbanin në duar pankarta me mbishkrime – Prokuroria për disa është nënë, për të tjerët njerkë. /Alsat.mk