Vazhdon heshtja e presidentit Thaçi

Në heshtje të plotë po qëndron presidenti Thaçi që nga e mërkura kur Qeveria “Haradinaj” mori vendim që të vendosen masa mbrojtëse prej 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina. Kundër këtij vendimi u mbajtën protesta sot në Veri të Mitrovicës.

Vendimi për vendosjen e taksës u mor në kohën e thellimit të krizës së raporteve Thaçi-Haradinaj. Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka folur me Hashim Thaçin për bllokadën që Qeveria ia ka vënë produkteve serbe.

Thaçi nuk ka reaguar as për aksionin e mëngjesit të sotëm në Veri, ku Policia arrestoi katër persona, tre prej tyre të dyshuar për përfshirjen në vrasjen e Oliver Ivanoviq.

“Distancimi i Hashim Thaçit” ndaj çështjeve të rëndësishme në vend është vazhdimësi e praktikës së reagimeve të tij të vonshme. Rasti i fundit, skandali me djalin e Shpend Maxhunit, i cili u kap me armë pa leje, thikë dhe drogë nga Policia e Kosovës.

Fjalori i ashpër ndërmjet Thaçit e Haradinajt ka filluar qëkur presidenti nuk e ka mbështetjen e kryeministrit për ndryshim të kufijve.

Raportet mes tyre nuk janë relaksuar ende pasi Zyra e Presidentit Hashim Thaçi, ka dërguar në Gjykatë Kushtetuese një vendim të Qeverisë, të cilën e udhëheq Ramush Haradinaj. Presidenti po kërkon të dijë se a është kushtetues vendimi i Qeverisë për bartjen e pronave të Agjencisë së Privatizimit në administrim të komunave.

Sidoqoftë, lidhur me taksën e vënë për produktet serbe dhe ato të Bosnjë e Hercegovinës ka reaguar ashpër Aleksander Vuçiq. Reagim negativ ka ardhur edhe nga zyra e BE-së.

Ndërsa, nga takimi i sotëm i Ramush Haradinajt me ambasadorët e QUINT-it dhe përfaqësuesin e Zyrës së BE-së në Kosovë, ai ka theksuar se vendimi për taksën e produkteve serbe nuk do të hiqet dhe se i njëjti ka ardhur pas pengesave të vazhdueshme që Serbia po ia bën Kosovës.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme