Vazhdon pritja deri në pesë orë në Merdare

Edhe në këto orë vazhdon të ketë pritje të gjata në pikën kufitare në Merdare.
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar, ka njoftuar se në hyrje-daljen e pikës kufitare në Merdare, vazhdon të ketë pritje të gjata. Pritjet zgjasin 300 minuta, apo 5 orë, ndërsa kolona në dy kahet është e gjatë 1500 metra.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku në hyrje pritet deri në 120 minuta, apo 2 orë, ndërsa në dalje pritja është shumë më e vogël.

Pritjet e mëdha në kufi janë për shkak të ardhjes së numrit të madh të mërgimtarëve, të cilët po i shfrytëzojnë pushimet verore për të ardhur në vendlindje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme