Vazhdon procedura për shkarkimin e Kocevskit, nga Qeveria thonë se prioritet është sigurimi i drejtësisë për tragjedinë në Koçan

Vijon procedura për shkarkimin e kryeprokurorit Ljupço Kocevski. Por nga Qeveria thonë për Alsat se prioritet është sigurimi i drejtësisë për tragjedinë që ndodhi në Koçan.

Procedura tashmë është në Këshillin e Prokurorëve Publikë, nga ku kanë bërë të ditur se seanca në të cilën do të shqyrtohet propozimi për shkarkimin e tij është caktuar për 26 mars. Në këtë seancë prokurorët do të shqyrtojnë pretendimet në mocionin për shkarkimin e tij dhe do të duhet të përgatisin mendim për të.

Por, pavarësisht nëse Këshilli do të japë mendim pozitiv apo negativ, fjalën e fundit për shkarkimin e Kocevskit do ta kenë deputetët. Për shkarkimin e një prokurori publik të shtetit nevojiten 61 vota pro./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme