Vazhdon refuzimi i pranimit të dekoratës nga presidenti Thaçi

Listës së refuzuesve për të marrë Dekoratën presidenciale që kryetari i vendit Hashim Thaçi i dekoroi me rastin e 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, i është shtuar edhe një individ.

Kësaj radhe fjala është për ish-bashkëshorten e ish-drejtorit të Radio Televizionit të Kosovës Agim Zatriqi, Burbuqe Nimani–Zatriqi e cila ka thënë se refuzon ta marrë këtë dekoratë.

Në njoftimin e vet në Facebook, Nimani Zatriqi ka shkruar se “arsyet parimore bëjnë që mos ta pranoj këtë dekoratë”.

Marrjen e dekoratës tashmë e kanë refuzuar gazeta “Koha Ditore”, shkrimtari e publicisti Veton Surroi, ish–bashkëpunëtori i luftës dhe i paqes Jakup Krasniqi, akademiku Rexhep Qosja, deputeti Rexhep Selimi dhe Hidajet Hyseni.

Të shtunën, refuzimin për marrjen e kësaj dekorate e kishte njoftuar edhe Radio Kosova e Lirë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme