Vazhdon terrori i Sulejman Rexhepit ndaj BFI-së

Autor: Abaz Islami

BFI institucion me histori e arkiv të gjallë, fatkeqësisht që atë e ka uzurpu Sulejman Rexhepi dhe nuk e le të merr frymë lirshëm. Ka shumë çështje që ky institucion po përjeton terror dhe dhunë nga ky njeriu i papërgjegjshëm. Shumë organe e sektorë brenda BFI-së, por që të gjitha nën dhunë e terror! Pse Sulejman Rexhepi akoma nuk shpalosi shumën e mjeteve të grumbulluara nëpër xhamitë e vendit për përmbytjet në Hasanbeg dhe rrethinë? Shumë e cila u grumbullua pas apelit të BFI i prezentuar nga Hatibët e xhamiave për tu dal në ndihmë Hasanbegasve. Imamët dhe xhematet e kryjtën obligimin e tyre duke iu përgjigjur këtij apeli, andaj pse mungon transparenca institucional. Nëpër xhamia janë grumbulluar para, por deri tani përpos BFI-së që të gjitha institucionet dhe organziatat kanë shpalosur ndihmat e tyre për fatkeqësin që ndodhi në Hasanbeg dhe disa vendbanime për rreth! Për dallim nga BFI dhe OH Hilal, Komuniteti Musliman i Shqipërisë dhe Bashkësia Islame e Kosovës kishin shpalosur mjetet me të cilat ndihmuan Hasanbegun si dhe dëshmuan mundin dhe dorën e zgjatur për vëllezërit e tyre në Maqedoni. Donacioni i tyre ishte i hapur dhe korrekt, ndërsa të njejtin nuk e vërejtëm të ndodhte me BFI. Sigurisht se na lejohet të pyesim si u ndanë dhe ku shkuan të hollat që i sollën nga KMSH dhe BIK?  Përgjigjet mungojnë dhe do të mungojë, por asnjëherë nuk do të heshtim. Askush nga Muftinitë e BFI, organet më të larta të BFI nuk kërkuan llogari nga Sulejman Rexhepi dhe OH Hilal se sa të holla janë mbledhur dhe si po u ndahen banorëve të Hasanbegut meqë dihet se shumë prej tyre nuk kanë kulm mbi kokë në këtë kohë ku dominon lagështia dhe koha e ftoht, si dhe mbi të gjitha jemi në prag të festës së Kurban Bajramit…! Vazhdon terrori i Sulejman Rexhepit ndaj BFI-së, mëkatet e tija po e zhytin në skëterë.