Vazhdon zvarritja me furnizimin e barnave esenciale

Pacientët nga të gjitha qendrat shëndetësore në vend do të vazhdojnë të ballafaqohen me mungesë të barnave esenciale. Kjo për shkak se Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar lidhjen e një kontrate për furnizim me barnat esenciale pas ankesave të operatorëve të tjerë farmaceutikë.

Furnizimi me barna të listës esenciale nëpër institucionet shëndetësore do të zvarritet ende.

Kjo pasi që Organi Shqyrtues i Prokurimit ka anuluar dhënien e kontratës një kompanie farmaceutike për barna esenciale pas ankesës së një operatori tjetër me pretendimin se Ministria e Shëndetësisë ka bërë shkelje të Ligjit të Prokurimit.

Bazuar në këtë, spitalet në tërë vendin do të ballafaqohen edhe për muaj të tërë me mungesë të barnave nga kjo listë.

Njoftimi për kontratë ishte bërë në muajin korrik, derisa kanë kaluar katër muaj dhe përzgjedhja e operatorit do të marrë kohë sërish, pasi që lënda do të kthehet në rivlerësim.

Procedura të veçanta prokurimi për shëndetësinë me sektorët tjerë ose edhe bërjen e një ligji të ri po e kërkon shoqëria civile.

Sipas Arton Demhasajt nga “Çohu”, pacientët nuk duhet të pësojnë për shkak të Ligjit të Prokurimit, i cili, sipas tij, duhet të ndërrohet.

“Kohavisioni, që nga e premtja, ka bërë kërkesë në Ministrinë e Shëndetësisë për të marrë një deklaratë se deri ku kanë shkuar procedurat për lidhjen e kontratave të reja me operatorët farmaceutikë dhe se a pajtohet që për këtë sektor të ndryshohet ligji i prokurimit por nuk ka arritur të marrë ndonjë përgjigje”.

Aktualisht, Ministria e Shëndetësisë ka katër kontrata jovalide, të cilat për shkak të procedurave ligjore, nuk ka arritur t’i lidhë me operatorët farmaceutikë.

Ndërkaq, zyrtarë të OSHP-së kanë thënë se nuk mund t’i anashkalojnë dispozitat ligjore pas shqyrtimit të pretendimeve ankimore të ankuesve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme