“Vdekja e binjakëve”, Inspektorati Shëndetësor do të kërkoj procedurë disiplinore

Pas inspektimit të jashtëzakonshëm në spitalin e Prilepit, Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor do të kërkojë procedurë për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për punëtorët shëndetësorë që morën pjesë në trajtimin dhe lëshimin nga spitali të binjakëve të porsalindur që vdiqën më 16 janar. Në konstatimin e Inspektoratit thuhet se do të jepet urdhër për raportim të detyrueshëm në Qendrën kompetente për Çështje Sociale në rast se interesat e pacientit, përkatësisht prindit apo kujdestarit janë në konflikt dhe për të cilin Inspektorati do të dorëzojë procedurë kundërvajtje përkatëse. Inspektorati gjithashtu thotë se deri te ministri i shëndetësisë do të iniciojë procedurë për mbikëqyrje profesionale mbi punën e institucionit shëndetësor në përputhje me Ligjin për mbrojtje shëndetësore. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme