Zëdhënësi i Presidentit të Republikës, Tedi Blushi, bisedoi me familjarët e Florenc Beqiraj, i cili vdiq në Francë.
Ai i shprehu ngushëllimet e Presidentit Meta dhe njëkohësisht u bëri me dije mbi interesimin e kreut të shtetit për sqarimin e rrethanave që çuan në humbjen e jetës së Florencit.
Zëdhënësi informon se Presidenti Meta bisedoi me Ambasadorin e Shqipërisë në Francë për të mundësuar sjelljen e trupit të tij të pajetë në Shqipëri në një kohë sa më të shpejtë./oranews