Ka përfunduar mbledhja Sinodit të Kishës Ortodokse ku janë marrë vendimet të rëndësishme për homazhet dhe varrimin e kryepeshkopit Anastas Janullatos, i cili u nda nga jeta sot (25 janar) në një spital në Athinë, pas dështimit të organeve jetësore.
Vendimet që u morën nga Sinodi i Shenjtë janë si vijon;
- Zgjedhjen e Mitropolitit të Korçës, Imzot Joanit, si Mbikëqyrës (Locum Tenens) të Fronit Kryepiskopal.
- Shpalljen e zisë kishtare për pesë ditë, nga datat 25 – 29 janar 2025.
- Pritja e trupit të Kryepiskopit të ndjerë do të bëhet para Katedrales “Ngjallja e Krishtit” Tiranë, të martën, datë 28 janar, ora 16:00. Pas pritjes, homazhet do të mbahen brenda Katedrales gjatë kësaj pasditeje dhe gjatë gjithë ditës së nesërme, të mërkurën, datë 29 janar 2025.
- Shërbesa e varrimit do të kryhet ditën e enjte, datë 30 janar, ora 11:00, pas Liturgjisë Hyjnore.
Në përfundim të seancës, Sinodi i Shenjtë kreu një shërbesë përshpirtjeje dhe, njëkohësisht, fton të gjithë besimtarët të bashkohen në lutje për prehjen e shpirtit të Atit dhe Kyebariut tonë, Kryepiskopit të ndjerë Imzot Anastasit.